Bebe e posalindur

  •  Lëkura pas lindjes, ngjyra e lëkurës së porsalindurit mund të jetë nga blu deri te e kuqe. Ajo është e hollë dhe e ndjeshme, ndryshe nga lëkura e të rriturve. Në ditët e para pas lindjes në lëkurë mund të shfaqen njolla të kuqe të cilat në pjesën qëndrore të tyre mbajnë ngjyrë të verdhë. Këto njolla janë krejtësisht të parrezikshme dhe zhduken pas 15 ditësh.
  • Shikimi dhe dëgjimi: fëmija, menjëherë pas lindjes ka shqisën e shikimit, dëgjimit, shijes dhe aromës.  Vetëm pas disa ditësh, fëmija filon ta njohë nënën. Në një distance prej 15-20 cm, fëmijët mund ti shohin qartë objektet përreth, ndërkohë që në një distancë më të madhe objektet i shikojnë vetëm si një siluetë. Lotët tek të porsalindurit shfaqen pas dy muajsh. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmtimine syve për shkak të blicit gjatë fotografimit.
  • Arsyet përse qan fëmija i porsalindur: i porsalinduri shprehet nëpërmjet të qarës.  Kjo është një dukuri normale dhe e pritshme tek fëmija.  Zakonisht qan atëherë kur është i uritur, kur ka nevojë për të ndërruar pelenën, apo atëherë kur ka dhimbje barku.
  • Edhe kur të jenë eliminuar të gjitha këto arsye, fëmija mund të vazhdojë të qajë edhe pse ju mendoni se nuk ka ndonjë arsye të veçantë për këtë. Përveç nevojave fizike, fëmija ka nevojë edhe për dhurimin e emocioneve nga ana e nënës. Për të plotësuar nevojat emocionale të fëmijës nuk kërkon ndonjë mund apo investim të madh, mjafton që ti shprehni ndjenjat tuaja të ngrohta gjatë kohës që jeni duke kaluar me të.
  • Pozicionet e shtrirjes së fëmijës së porsalindur: dysheku mbi të cilin do ta shtrini fëmijën tuaj nuk duhet të jetë as shumë i forte dhe as shumë i butë. Me rekomandimin e pediatrit tuaj mund të përdorni një jastëk të hollë.  Gjatë ditës ose gjatë periudhës kur keni mundësi të kaloni kohën tuaj me fëmijën, ju mund ta shtrini atë me shpinë, kokën të vendosur anash (në mënyrë që të mund ta nxjerrë  qumështin  e tepërt dhe të mos mbytet)
  • Kapaciteti i trupit: koka e fëmijës është më e madhe në krahasim me trupin e tij. Tek koka e fëmijës së porsalindur gjendet një pjesë e butë, e quajtur buti i kokës (fontanela) e cila në raste të caktuara gjatë lindjes normale mund të domtohet. Shpesh lëndimet mund të ndodhin në pjesët e forta dhe quhen si  ënjtje natyrale ose fryerja e cila zakonisht tërhiqet pas disa ditësh. Zakonisht, shkaku i kësaj është kalimi i kokës nëpër kanalin e lindjes, gjatë momentit të lindjes. Këmbët mund të jenë të përthyera nga brenda, ndërsa rreth hundës dhe mjekrës mund të ketë flluska yndyrore, si dhe mavijosje në pjesën e kërbishtit. Kjo është një gjë normale.
  • Humbja e peshës: është normale që fëmija juaj gjatë javëve të para të humbasë peshë.  Nëse humbet 10-15%, kjo është normale, por nëse përqindja rritet atëherë duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj. Pas dy ditëve të para fëmija duhet të fillojë ta rrisë peshën trupore. Të gjitha këto gjëra do të kontrollohen nga ana e pediatrit tuaj gjatë kontrolleve të rregullta shëndetësore.
  • Jashtëqitja e parë: jashtëqitja e parë, është quajtur meconium. Ka një ngjyrë jeshile të errët dhe është me e fortë. Pas 2-3 ditësh me anë të ushimit me gji , jashtëqitja e fëmijës  bëhet më e ujshme dhe merr ngjyrë të verdhë të errët. Fëmijët të cilët ushqehen me qumësht gjiri, mund të kenë jashtëqitje pas çdo ushqyerje me gji, ose përafërsisht 7-8 herë në ditë. Jashtëqitja reduktohet me kalimin e muajve të ardhshëm, nga 7-8 herë në ditë mund të reduktohet deri në 3-4 herë në ditë. Nëse fëmija është i qetë dhe nuk ka dhimbje barku, nuk duhet të intervenohet. Nëse fëmija urinon dhe kryen jashtëqitje 7-8 herë në ditë, dhe shton rregullisht në peshë, atëherë konsiderohet se i përshtatet qumështi i gjirit  duke i plotësuar nevojat e tij.
  • Fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale dhe rrjedhje: për shkak të efektit të hormoneve të shtatzënisë të transmetuara nga nëna, si tek bebet e gjinisë femërore edhe tek bebet e gjinisë mashkullore, mund të prodhohet qumësht në gjinjtë e tyre apo të shfaqet ënjtje dhe forcim i gjinjëve të tyre.  Tek bebet e gjinisë femërore mund të shfaqet rrjedhje vaginale madje edhe gjakderdhje, kjo gjithashtu ndodh për shkak të hormoneve të transmetuara nga nëna tek fëmija. Tek bebet e gjinisë mashkullore mund të shfaqet ënjtjen në pjesën e lëkurës së testiseve . Nga java e 6 deri në javën e 12, kjo gjendje normalizohet. Tek 4% e bebeve që i përkasin gjinisë mashkullore, mund të ndodhë që testiest të mos kenë zbritur. Nëse kjo gjë ndodh edhe me fëmijën tuaj, duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj ose me doktorin urolog për fëmijë.

Comments